Shportë subvencioni për pensionet, Shehi: duhet kurajo politike, ja si mund të gjenden paratë

Shportë subvencioni për pensionet, Shehi: duhet kurajo politike, ja si

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi ka deklaruar se për të gjithë pensionet e ulëta duhet një shportë subvencioni për t’i barazuar me të tjerat.

“Problemi ynë kryesor është ky, që të gjithë pensionet e ulëta që janë nën nivelin e 300 mijë lekë të vjetra, të barazohen, të rrafshohen si të thuash, nëpërmjet një shporte subvencioni që do të vazhdojë për gati një dekadë. Ne jemi që të mos prishet skema e ligji të ri të 2015-ës, të vazhdojë ashtu siç është. Çfarë duhet për këtë? Duhet kurajo politike, që gati këtë vit, në buxhetin e këtij viti, që të gjithë mburren që është më i madhi dhe më i miri, të merren një pjesë e parave që duhen për këtë punë dhe të futen te kjo shportë e subvencionit të pensioneve të ulëta”, tha Shehi.

Sipas tij qeveria ka hapësira në buxhet që mund ti gjejë këto para, ose në të kundërt të shkohet deri në marrje borxhi nga vendi ynë. 

“Duhet diku të hiqen dhe për shembull këtë vit janë vendos 1.6 miliardë investime që kurrë s’realizohen, vetëm po deshën me ja fal atyre. Nga kursimet në sektorë të tjerë mund të gjenden. Dhe e fundit fare, rezervat mund të merren borxh, 10 vjet me radhë nga 100 milionë. Borxhi i Shqipërisë le të rritet me 1 miliardë se nuk është hata e madhe, se kemi marrë 14 miliardë borxh deri tani dhe gjysma e shqiptarëve nuk e dinë ku janë këto para”, shtoi kreu i LZHK. 

EMISIONET