Shpërthimi në Lushnjë, Bozdo: I shmangshëm nëse zbatohej ligji, mos fshihni të vërtetën
Shpërthimi në Lushnjë do të ishte plotësisht i shmangshme nëse do të zbatoheshin ligjet dhe rregullat teknike të parashikuara. Ky është qëndrimi që mban Partia Demokratike në lidhje me shpërthimin në një kapanon në ndërtim në Lushnjë, ku për pasojë u shkaktuan dy viktima dhe shtatë të plagosur, mes të cilëve dhe deputeti socialist Bujar Çela.
Në një deklaratë nga selia blu, anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo u shpreh se është plotësisht e ndaluar të kryesh punime civile poshtë linjave të tensionit, pa respektuar minimumin e rregullave teknikë. Sipas tij, leja e ndërtimit, nëse ka patur një të tillë, qartësisht është dhënë jashtë kritereve ligjore, sepse ligji në Shqipëri nuk vepron për njerëzit e partisë.
Ai shtoi më tej se kjo tregon se deputeti i Partisë Socialiste dhe familjarët e nënkryetarit të bashkisë së Lushnjes qëndrojnë mbi ligjin. Ai i bëri thirrje dhe ministrit të Brendshëm Taulant Balla, që të heqë dorë nga të gjitha përpjekjet për të mbuluar këtë ngjarje të rëndë si pakujdesi dhe për të falsifikuar të vërtetën.
Bozdo deklaroi se kjo fatkeqësi ndodhin jo vetëm se u shkel ligji, por mbi të gjitha u shkel me arrogancën e zakonshme të pushtetit. Ai tha më tej se kjo ngjarje e rëndë duhet të shërbejë, për të vënë të gjithë përgjegjësit përpara drejtësisë, edhe pse ata janë eksponentë të lartë politikë të partisë në pushtet, pasi sipas tij, ndryshe ngjarje të tilla do të përsëriten.
DEKLARATË E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, ENO BOZDO:
Ngjarja tragjike e ndodhur në Lushnjë ku humbën jetën 2 shqiptarë, babë e bir dhe plagosur disa të tjerë, e ka tronditur me të drejtë opinionin publik. Jo vetëm për faktin e rëndë të humbjes së dy jetëve, por sidomos sepse ishte plotësisht e shmangshme në se do të zbatoheshin ligjet dhe rregullat teknike të parashikuara.
Së pari, në emër të Partisë Demokratike u shpreh ngushëllime familjes Hoxha, për humbjen e të dashurve të tyre dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve.
Së dyti, kjo tragjedi mund dhe duhej të ishte shmangur me çdo kusht. Sepse është plotësisht e ndaluar të kryesh punime civile poshtë linjave të tensionit, pa respektuar minimumin e rregullave teknikë.
Leja e ndërtimit, nëse ka patur një të tillë, qartësisht është dhënë jashtë kritereve ligjore, sepse ligji në Shqipëri nuk vepron për njerëzit e partisë. Në një vend ku po të zëvendësosh një dritare duralumini të mbërrijnë në derë 10 inspektorate të ndryshëm, është e pamundur të bësh punime të këtij lloji pa asnjë kontroll.
Kjo sepse deputeti i Partisë Socialiste dhe familjarët e nënkryetarit të bashkisë së Lushnjes qëndrojnë mbi ligjin, sepse modeli i kësaj qeverisjeje është pikërisht ky: ligji përdoret si shkop për të goditur të pambrojturit dhe keqpërdoret për të eliminuar kundërshtarët politikë. Njerëzit e pushteti mund të bëjnë c`të duan dhe kur të duan.
Së treti, Taulant Balla duhet të heqë dorë nga të gjitha përpjekjet për të mbuluar këtë ngjarje të rëndë si pakujdesi dhe për të falsifikuar të vërtetën. Kjo fatkeqësi ndodhin jo vetëm se u shkel ligji, por mbi të gjitha u shkel me arrogancën e zakonshme të pushtetit.
U shkel siç shkelet rëndom në çdo cep të Shqipërisë, përsa kohë njerëzit e partisë kanë interesat e tyre ekonomikë dhe politikë. Kjo fatkeqësi ndodhi, jo vetëm sepse dikush u tregua i pakujdesshëm, por sepse ky është modeli dominues shoqëror dhe politik që Partia Socialiste i ofron shqiptarëve sot. Prandaj i bëjmë thirrje organeve ligjzbatuese të deklarojnë të vërtetën, siç është dhe jo siç Taulanti, Ministër i Brendshëm dhe drejtuesi i PS për qarkun e Fierit, dëshiron.
Kjo ngjarje e rëndë duhet të shërbejë, me apo pa dëshirën e Taulantit, për të vënë të gjithë përgjegjësit përpara drejtësisë, edhe pse ata janë eksponentë të lartë politikë të partisë në pushtet. Ndryshe ngjarje të tilla do të përsëriten!
Që ngjarje të tilla të mos përsëriten kërkohet një qeveri dhe administratë e përgjegjshme. Edi Rama dhe Rilindja e kanë vërtetuar dhe thënë e kanë të parën partinë jo Shqipërinë.
Për këtë duhen qëruar nga zyrat: