"Sherret nuk i ndajnë", Koti mbështet Tabakun: Ndryshimet për ligjin e koncensioneve të domosdoshme

Partia Demokratike është e unifikuar kur vjen puna te beteja me qeverinë Rama. Deputetja Serina Koti për Ora News tha se mbështet ndryshimet e propozuara nga Tabaku për ligjin e koncesioneve dhe pse tha se ka pak besim që mazhoranca do ti pranojë.

Koti: Patjetër që po. Nuk duam që sherret tona të brendshme apo diskutimet politike të na cënojnë në këtë pjesë. PD është një dhe qëndrimet i ka të unifikuara kur vjen puna për luftën kundër qeverisë. Para një jave u bënë propozime nga kolegët Leskaj dhe Tabaku për KLSH, Autoritetin e Konkurrencës, koncesionet apo investimet strategjike.

Janë diskutime të cilat PD i ka bërë publike dhe ka mbajtur qëndrime të forta për transparencën e këtyre investimeve apo rritjen e transparencës se ku shkojnë paratë e shqiptarëve.Është një informacion që na ka munguar gjithmonë. Shpresoj që propozimet e bëra nga kolegët e mi të merren në konsideratë gjë që e dyshoj shumë fort sepse sa herë vijnë propozime nga PD gjithmonë rrëzohen nga mazhoranca. Është një diskutim që do të hajë debat për 6 muajt e ardhshëm, Ministria ka kërkuar kohë. Shpresojmë që në muajin shtator të shohim çfarë do të na sjellë Ministria.

Lidhur me Bordet e Çmimeve, ajo tha se PD ka kërkuar shfuqizimin e tyre.

Koti: Ne kemi kërkuar shfuqizimin e Bordeve. Nuk besoj se kanë funksionuar ndonjëerë për të ndihmuar qytetarët dhe rritur konkurrencën. Kanë shërbyer për të kontrolluar më mirë këtë treg monopol.

EMISIONET