Samiti i Paqes për Ukrainën, Spiropali së bashku me presidentin Begaj drejt Zvicrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Qershor 2024, 10:19
Ministrja për punët e Shtetit, Elisa Spiropali do jetë e pranishme në Samitin e Paqes për Ukrainën që do zhvillohet në Zvicër.
Spiropali do jetë në këtë takim së bashku me presidentin Bajram Begaj, me të të cilin postoi edhe një foto në avion.
Postimi i Spiropalit:
Me Presidentin Bajram Begaj, për në Samitin e Paqes për Ukrainën, që do të zhvillohet sot dhe nesër në Bürgenstock, pranë qytetit të Lucernës, në Zvicër.