Reforma në Drejtësi dhe antikorrupsioni, Manja takim me bashkëreporterët e KiE

Reforma në Drejtësi dhe antikorrupsioni, Manja takim me

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja zhvilloi sot takim me bashkëreporterët e Këshillit të Evropës (KiE), të cilët ndodhen për vizitë në Tiranë.

Manja u shpreh në rrjetet sociale se në fokus të takimit ishte Reforma në Drejtësi dhe Antikorrupsioni.

“Reforma në Drejtësi dhe Antikorrupsioni ishin në fokus të takimit me bashkëreporterët e KiE-së! Ecuria e zbatimit të reformës në drejtësi, vetingu, zbatimi i hartës së re gjyqësore dhe masat tona antikorrupsion, ishin në fokus të interesimit të tyre”, shkroi Manja, ndërsa përcolli momente nga takimi i zhvilluar sot në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë.

Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe dy bashkëraportuesit, Asim Mollazada dhe Ionut Stroe ndodhen në Tiranë prej dy ditësh. Më herët delegacioni dhe bashkëreporterët u takuan me Kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali

Asim Mollazada (Azerbajxhan, KE/DA) dhe Ionut Stroe (Rumani, EPP/CD), bashkëraportues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) për monitorimin e detyrimeve dhe angazhimeve nga Shqipëria, po zhvillojnë një vizitë faktmbledhëse në vend nga data 25 deri më 28 shtator 2023.

EMISIONET