Reagimi i Ministrit Hoxha për policin që ra nga pallati/ Lapaj: Përse do rrezikonte jetën efektivi nëse nuk do të ishte vendosur nën presion?
Kryetari i Lëvizjes "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar pas postimit të Ministrit Ervin Hoxha në lidhje me ngjarjen e policit në Tiranë i cili ra nga lartësia e një pallati pak ditë më parë dhe mbeti i plagosur.
Ministri Hoxha në reagimin e tij shkruante se nuk ka pasur asnjë presion për efektivin, por kjo sipas Lapajt ngre dyshime. Lapaj ngre pyetjen se përse një efektiv policie do të hidhej nga pallati duke rrezikuar jetën e tij, nëse nuk do të ishte vendosur nën presion psikologjik.
Reagimi i Lapajt:
Lexoni Ministrin e Brendshëm në reagimin e tij për ngjarjen e policit që ka dyshime të arsyeshme që është vendosur nën presion psikologjik me pasojë rrezikimin e jetës së tij dhe kupton pse ky shtet është në gjendjen që është.
Z. Ervin, rrugaç bëhesh kur të duash, njeri me kulturë dhe zyrtar i mirë të duhet sakrificë e punë.
Z. Ministër përgjigju çfarë ndodhi me punonjësin e policisë A.S?