Raporti i DASH-it, Teliti: Rrëzon propagandën e qeverisë, ja kush janë shkaqet e frenimit të zhvillimit ekonomik

Raporti i DASH-it, Teliti: Rrëzon propagandën e qeverisë, ja kush

Dorian Teliti, Këshilltar për Çështjet Ekonomike në PD, ka reaguar lidhur me raportin e fundit të DASH-it mbi Shqipërinë.

Teliti shkruan se ky raport rrëzon propagandën qeveritare, sikundër evidenton shkaqet e frenimit të zhvillimit ekonomik të vendit.

“Korrupsion masiv, mungesë konkurrence në cdo hallkë dhe PPP klienteliste, kontrabandë dhe informalitet i përhapur dhe mbytës, trafiku drogës dhe pastrimi i parave, mungesa e sigurisë juridike, etj etj, kanë qenë dhe mbeten frenuesit kryesorë të zhvillimit ekonomik të vendit, sipërmarrjes dhe familjeve shqiptare”, shkruan Teliti.

Postimi nga Dorian Teliti

????Propaganda qeveritare mbi Shqipërinë që “lulëzon”, hidhet poshtë për të disatën herë edhe nga raporti i Departamentit të Shtetit mbi klimën e të bërit biznes në Shqipëri.

????????Korrupsion masiv, mungesë konkurrence në cdo hallkë dhe PPP klienteliste, ????kontrabandë dhe informalitet i përhapur dhe mbytës, ????trafiku drogës dhe pastrimi i parave, ????mungesa e sigurisë juridike, etj etj, kanë qenë dhe mbeten frenuesit kryesorë të zhvillimit ekonomik të vendit, sipërmarrjes dhe familjeve shqiptare.

????????Edhe më shqetësues është konstatimi se emigrimi i fuqisë punëtore në moshë të re dhe të kualifikuar po jep efektet e saj dukshëm negative.

????Ndaj sot më shumë se kurrë duhet ndryshim kursi, nevojitet ndryshimi politik.

????Nuk vjen zhvillimi me propagandë të rremë, por me vizion, politika dhe kurajo.

????Zgjedhjet e lira të organizuara nga një qeveri teknike janë e vetmja rrugë për ti dhënë Shqipërisë një shans për të ecur drejt zhvillimit dhe integrimit europian.

EMISIONET