Rama "zhvishet" nga kryeministri, së shpejt hap ekspozitë në Paris me punimet e tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Maj 2024, 11:46
Kreu i ekzekutivit Edi Rama i rikthehet bashkëpunimit me galerinë prestigjioze “Marian Goodman”, këtë herë në degën e saj në Paris për një ekspozitë personale të tij.
Jo më larg se në muajin shtator, Rama pati rrëfyer në podcastin e tij “Flasim” sesi kishte bashkëpunuar në 2016-tën me “Marian Goodman” në New York.
Marsin e vitit të kaluar, kryeministri Rama e nisi vizitën e punës në Athinë, Greqi me çeljen e një ekspozite me vepra artistike të realizuara prej tij, në Zappeion Megaron.