Rama takohet me homologun portugez: Diskutuam për modelet e AI dhe projektet inovative dixhitale
Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me homologun portugez António Costa.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se Costa është reformator i shumëvlerësuar dhe me të diskutoi për projektet inovative dixhitale.
Po ashtu theksoi se do të çojnë një ekip ekspertësh në Portugali për programin transformues për banesat sociale.
Postimi i Ramës:
Kryeministria - Kënaqësi e posaçme vizita sot e Kryeministrit të Portugalisë, António Costa, reformatori i mirënjohur e i shumëvlerësuar, me të cilin diskutuam edhe për projektet inovative digjitale, modelet e Inteligjencës Artificiale që po zhvillojnë qeveritë tona, si dhe programin transformues të qeverisë portugeze për banesat sociale, për të cilin do të çojmë një ekip ekspertësh në Portugali.