E shpalli ditë zie, por jo pushim/ Rama mbledh kandidatët e tij në "fshehtësi", ja çfarë u diskutua në takimin e sotëm informal
Ndonëse këtë të shtunë PS ka anuluar takimet elektorale për shkak të homazheve për Papa Franceskun, burime nga selia rozë bëjnë me dije se kryesocialisti Edi Rama mblodhi sot rreth paradites kandidatët e tij për deputetë në një takim informal në Tiranë.
Mësohet se fokus ka qenë gara e brendshme mes tyre duke kërkuar që të mos ketë përplasje brenda PS.
Gjithashtu dhe vota e diasporës dhe problematikat e hasura ishin pjesë e diskutimeve.
Rama ka kërkuar që anëtarët e PS të telefonojnë të afërmit e tyre dhe ti kërkojnë që ata të shprehin vullnetin e tyre politik.