Rama: Shqiptarët dhe Selaniku, histori dashurie. Pavarësisht vështirësive, ia dolën këtu

Kryeministri Edi Rama thotë se shqiptarët, pavarësisht vështirësive, ia dolën në qytetin e Selanikut. Në fjalën e tij gjatë tubimit me shqiptarë të Selanikut, Rama u shpreh se ky qytet, është quajtur qyteti i mundësive.

“Selaniku e ka përqafuar gjithnjë atë Shqipëri të vogël, një bashkësi e vogël nga të katër anët e vendit tonë. Këtu në Selanik filloi të përkundet një pjesë e çmuar e kulturës sonë. Çajupi këtu bënte durim, pa djegur karrige, me artin e satirës, tregonte çka i dukej e mbrapshtë. Ai hynte dhe dilte lirshëm me mirësjellje në klubin e Selanikut.

Fatkeqësia e shekullit 20, është treguar harraqe ndaj shqiptarëve. Ata pronarë të mëdhenj tokash, sado që kjo është histori, por nuk duhet harruar, ajo frymë bashkëjetese dhe shpirti sipërmarrës, që shqiptarët patën në Selanik. Kush kujtohet sa herë sa duhet, për Ali Pashë Tepelenën, që vuri dinjitet dhe rend në këto anë. Ishte Aliu nga Tepelena që sanksionoi që çdo keqbërës mysliman që tenonte të prekte një murg ortodoks, varej në vend. Për ne shqiptarët, Selaniku mund të quhej qyteti i mundësive”, theksoi Rama.

EMISIONET