Rama premton BE-në në 2030, Zhulali: Shqipëria i vetmi vend i kërcënuar 2 herë me rikthim vizash për faj të tij
Kandidatja për deputetë në listat e PD-së dhe ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Ilda Zhulali shkruan se Shqipëria është i vetmi vend në rajon që është paralajmëruar dy herë se do t’i rivendosen vizat.
Zhulali shton 4 arsye pe ka ndodhur kjo duke thënë se nëse votohet Edi Rama sërish në 11 maj gjendemi përballë një rreziku real.
Zhullali: A e dini që Shqipëria është i vetmi vend në rajon që është paralajmëruar DY HERË se do t’i rivendosen vizat?
DY HERË është kërcënuar Edi Rama nga Bashkimi Europian se Shqipëria do të izolohet nëse ai vijon të shkelë kushtet e procesit:
1. Për sigurinë e dokumenteve – pasi hodhi në erë sigurinë e të dhënave të shtetasve shqiptarë dhe mori nën kontroll personal procesin e prodhimit të dokumenteve biometrike.
2. Për sigurinë e kufirit – pas dështimit për ndalimin e rrjeteve të trafikimit dhe kontrabandimit të qenieve njerëzore. Kufijtë e Shqipërisë tani ruhen nga trupat europiane FRONTEX, ndërsa sistemi TIMS u dhunua brutalisht për interes të grupeve të rrezikshme.
3. Për nivelin e krimit të organizuar dhe korrupsionit – që kanë hapur gropën më të zezë për Shqipërinë.
4. Për shkeljet e të drejtave themelore – që kanë çuar në një eksod masiv të shqiptarëve.
Nëse Edi Rama qëndron përsëri në detyrë përmes forcës, nuk do të jetë e largët dita kur shqiptarët do izolohen sërish.
Përrallat për "pasaporta europiane" nuk i beson as ai vetë. Por, meqë nuk ka asnjë bilanc punësh të mira, shet propagandë të bajatosur.
Tashmë shqiptarët duhet të zgjedhin, a duan rikthimin e vizave dhe izolim me Ramen, apo anëtarësim në BE dhe zhvillim pa Ramen?