Rama njofton politikat e reja mbështetëse duke pirë kafen e mëngjesit: Kujdes me flamën se s’të bën për burrë

Të dielën Sali Berisha aludoi se kryeministri  është zhdukur prej katër ditësh dhe se e kanë dërguar në një ishull për të dëshmuar në çështjen McGonigal. Por Edi Rama u shfaq sot me shenja gripi në Facebook. Pasi gjerbi kafenë, bëri apel për kujdes.

"Bëni kujdes me këtë flamën gripale që është vërdallë se e hoqa vetë dhe s’të bën për burrë sic thonë tironcit," tha ai.

Pavarësisht virozës thotë se ka vijuar komunikimin me stafin duke bërë të ditur se ka nisur diskutimi për të ardhurat minimale

"Nuk e kam ndalur komunikimin me skuadrën time sidomos me financat, për disa politika të reja mbështetëse.

Duke nisur nga paga minimale, tek paga për disa katergori të vecanta burimesh njerëzore, mbështetja me strehim e mjekëve, ushtarakëve, policëve që kanë një familje të re," tha ai.

Pakot e ndihmave për disa kategori do të jenë sërish në tryezën e qeverisë.

"Pakoja tjetër për pensionistët, e domosdoshme në pranverë, nga rindarja e taksës së jashtëzakonshe mbi eksportuesit e mëdhenj të energjisë siç jemi zotuar," tha Rama.

E hëna duket se e ka kthyer Edi Ramën në terren duke prezantuar më tej edhe projektin e Portit të Durrësit.

EMISIONET