Rama në Rrëshen, viziton shkollën profesionale, nxënësit kualifikohen në disa degë
Kryeministri Edi Rama këtë të diel ka vizituar një shkollë profesionale, ku falë angazhimit të kishës katolike të Dom Gjergj Metës, është krijuar një sistem i mirëorganizuar për studimet në Hoteleri – Turizëm, Elektroteknikë, Informatikë, Shërbime Mjetesh e Transporti, Instalues Sistemesh Hidrosanitare.
I shoqëruar nga Dom Gjergj Metës, kreu i qeverisë u njoh nga afër me shkollën dhe degët e studimit.
“Rrëshen – Në shkollën profesionale ku falë angazhimit të kishës katolike dhe pasionit të admirueshëm të Dom Gjergj Metës, është krijuar një sistem i mirëorganizuar për studimet në Hoteleri – Turizëm, Elektroteknikë, Informatikë, Shërbime Mjetesh e Transporti, Instalues Sistemesh Hidrosanitare për vajza e djem nga Kurbini, Lezha, Fushë-Kruja, Mati, Kukësi, Bulqiza, Dibra dhe ku qeveria do të përfshihet në një partneritet publik-privat me kishën, me një investim të domosdoshëm për të zgjeruar kapacitetin e shkollës, si edhe për të krijuar kushte optimale jetese për nxënësit, mes hapësirave të shkollimit, studimit, edukimit fizik, argëtimit, fjetjes e ushqimit”, shkruan Rama në Facebook.