Rama ndan pamjet: Përgatitjet për fitoren e 10-të radhazi

Rama ndan pamjet: Përgatitjet për fitoren e 10-të radhazi

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste ndoqi nga afër përgatitjet për skenën, me podium dhe ekrane LED, ku do të pasqyrohen të gjitha zhvillimet dhe arritjet e qeverisë që prej marrjes së mandatit të parë në vitin 2013.

Kryeministri Rama publikoi pamje nga përgatitjet ndërsa shkroi në rrjetet sociale se po ndjek përgatitjet, siç u shpreh ai “për fitoren e 10-të radhazi, aty ku katër vjet më parë nisi ndeshja për fitoren e 8-të”.

Kryeministri jep disa sugjerime për hapjen e logos së PS në qendër të skenës për stafin që është angazhuar për realizimin e këtij projekti, ndërsa sugjeron që gjithçka të fillojë me një video 30 sekonda të kohës së Covid-19.

“Anija kozmike e Covidit të kishte një fillim 30 sekonda të asaj kohe, 4 vjet më përpara kur morëm rrugën për fitoren e tetë. Edhe është shumë më mirë se sa të mbledhim të gjithë njerëzit, të vijnë një sallë të madhe.

Bëjmë këtu këtë, pastaj përshkallëzojmë kapitujt e programit në territor”, u shpreh Rama.

Më tej, Kryeministri sugjeron që në ekranin LED të ketë më shumë qartësi në të dhënat e raportit të SIGMA-s, më pas të shfaqet slogani “një pasaportë evropiane për çdo shqiptar”.

Rama tha se tek të ardhurat për frymë, ka trefishim, ndërsa paga mesatare ka shkuar në 1000 euro mesatarja në sektorin publik pasi ka qenë 372 ka qenë në vitin 2013.

“Kemi dhe një pjesë të punësimit në IT, teknologjinë dixhitale, shkalla e papunësisë, ky është projeksioni jemi praktikisht 8.8%, nën 9% “, pohon Kryeministri.

Më tej, në ekranin LED shfaqen shifrat dhe kompanitë prodhuese të energjisë elektrike në megawat në vendin tonë.

“Kemi prodhuesit publikë, kemi vetëm një prodhues me përfitime nga skema mbështetëse, pastaj janë gjithë prodhuesit që janë shtuar dhe faktikisht janë kapacitetet prodhuese në megawat, dhe shikoni sa është shtuar kapaciteti prodhues i energjisë…Në 2013 ishte 1,768,  këtu jemi me shokun Enver kur ne morëm detyrën, ndërsa prodhimi është dyfishuar deri në 2024.

Me gjithë këto të rejat që janë shtuar, ndërkohë që në 2013 nga ato të shokut Enver janë marrë katër vepra, katër pika të rëndësishme prodhuese, hidrocentrale që i janë dhënë një privati për të vjedhur nga TVSH, krim, vepër kriminale, por e pahetuar dhe e pandëshkuar, siç janë disa vepra të mëdha të tjera, të mëdha fare, të pandëshkuara që bëjnë “mu mu mu””, theksoi Rama.

Kryeministri u ndal edhe te pasqyrimi i arritjeve në sektorin e ujësjellës kanalizimeve, duke nisur me katër zona urbane dhe zero rurale që kishin ujë 224 orë në vitin 2013 dhe për të mbërritur në vitin 2024 me 43 zona urbane dhe 98 rurale që kanë ujë 24 orë.

Kreu i qeverisë u ndal edhe te shëndetësia dhe ulja e çmimit të barnave duke prezantuar një gamë ilaçesh që janë pjesë e kësaj skeme.

“Këto janë disa barna, që nisin me uljen e çmimeve në raport me kur morëm ne detyrën, heqja e TVSH-së, negociata direkte me kompanitë, të gjitha këto janë të ulura”, u shpreh Rama duke iu referuar projeksioneve në ekran.

Projeksione do të ketë edhe për transformimin e sektorit ushtarak, si “hapja e tregut dhe industria ushtarake”.

EMISIONET