Rama ndan pamje nga Samiti i Ballkanit Perëndimor: Krenar për Shqipërinë

Rama ndan pamje nga Samiti i Ballkanit Perëndimor: Krenar për

Tirana mikpriti sot Samitin Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Në përfundim të këtij samiti, Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale disa momente kryesore nga ky takim i rëndësishëm ndërsa u shpreh “krenar për Shqipërinë”.

Më herët, në fjalën e mbajtur gjatë punimeve të samitit, Kryeministri deklaroi se, plani i ri i rritjes është një platformë kyçe për të përshpejtuar hyrjen në Bashkimin Evropian.

“BE po mbështet vendet e rajonit në rritjen ekonomike dhe integrimin me një plan të ri të rritjes.

Për herë të parë të gjithë ne në Ballkanin Perëndimor biem dakord se BE nuk po bën vetëm punën e zakonshme, por po shkon një hap më tej për t’u afruar me ne, për të na mbështetur në rritjen tonë ekonomike dhe integrimin tonë në një plan të ri të rritjes, i cili faktikisht është një nisëm e konceptuar jashtë kornize”, tha Rama.

Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende.

Plani i Zgjerimit të Ballkanit Perëndimor bazohet në 4 shtylla kryesore:

– Rritja e integrimit ekonomik me Tregun Unik të Bashkimit Evropian;

– Rritja e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes Tregut të Përbashkët Rajonal;

– Përshpejtimi i reformave themelore;

– Rritja e ndihmës financiare.

BE-ja do të hapë zona të caktuara të tregut të përbashkët të BE-së për partnerët e Ballkanit Perëndimor përpara anëtarësimit, duke sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e tij.

EMISIONET