Rama: Këndi më i ri i lojërave në Fushë Krujë, i ndërtuar në zemër të lagjes së re
Në lagjen e re në Fushë-Krujë fëmijët kanë tashmë një kënd të ri lojërash.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga ky kënd lojërash, ku fëmijët e qytetit kalojnë kohën e lirë.
“Këndi më i ri i lojërave në Fushë Krujë, i ndërtuar në zemër të lagjes së re”, shkruan Rama.
Ky është këndi i dytë i lojërave në Fushë-Krujë për fëmijët, të cilët mund të kalojnë kohën e lirë në një ambient të sigurt dhe argëtues.
Fëmijët dhe argëtimi i tyre ka qenë dhe do të jetë prioritet i bashkisë së Krujës edhe në vitet në vijim. Në çdo punë publike, aty ku hapësira do ta mundësojë, këndet e lojërave për fëmijët do të jenë përparësi për t’i ndërtuar.