Rama: Fieri do ti prijë trenit të gjatë të fitores së PS nga veriu në jug, nga lindja në perëndim
"Unë do heq kapelen, ju do mbyllni çadrat".
Kryesocialisti Edi Rama në mbylljen e fushatës në Fier shprehu bindjen e tij se kjo bashki do ti prijë trenit të fitores në zgjedhjet e 14 majit.
"Fieri do ti prijë siç i ka prirë gjithmonë trenit të gjatë të fitores tonë nga veriu në jug, nga lindja në perëndim."
Theksoi investimet në lumin Gjanica si shembull të fjalës së mbajtur dhe tranformimit të qytetit nën drejtimin e Armando Subashit.
"Ky shi është vetëm paralajmërimi i breshërit që do bjerë mbi kokat e atyre që guxojnë të vijnë këtu dhe të përçajnë Fierin dhe të kërkojnë vota për të na kthyer mbrapa."
Sulmoi Sali Berishën dhe Ilir Metën pas deklaratave të kandidatit të Koalicionit Bashkë Fitojmë, Fredi Beleri, për helenizimin e Himarës
"Ka rikthyer në Himarë hijet më zeza të urrejtjes, të dasisë, të qarqeve të vdekura të shekullit të kaluar. Shkon dhe e mbështet atje këtë shëmbëlltyrë që vjen nga shekujt e shkuar si një kërcënim për paqe dhe harmoni."
I bindur për fitoren e Partisë Socialiste, nga Lushnja Rama paralajmëroi se pas 14 majit opozita mund të mos njohë rezulatin.
"Në 16 maj i keni duke bëritur: Na vodhën votat, na grabitën, narkoshteti, kriminelët, i blenë!"
Një mesazh e kishte edhe për demokratët.
"Ju honksha zemrën të gjithë socialistëve".
Në Fier e Lushnje, Rama premtoi se në vitet në vijim bashkitë do të bëjnë më shumë punë nga sa kanë bërë në të gjitha mandatet e qeverisjes.