Rama: Drejtësia europiane, rruga e vetme drejt integrimit, secili në PS duhet t’i vërë gishtin kokës!
Në Kongresin të PS të mbajtur më 8 dhjetor, Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij u shpreh drejtësia europiane është rruga e vetme drejt integrimit.
Rama: Pas një ditë të gjatë punimesh të këtij Kongresi ku u thanë shumë gjëra dhe pas 10 vitesh të pandalshme, nuk dua të përsëris ato që u thanë, por ka një ndryshim si dita me natën mes të sotmes dhe të djeshmes. Unë besoj se me gjithë vlerën e shtuar që kemi krijuar, punën që kemi bërë Shqipëria nuk është aspak jashtë rrezikut të kthimit mbrapa nëse ne PS, nuk do fokusohet tek krijimi i garancive të progresit pa kthim dhe pa ndalim.
Na duhet 3 garanci, një vend i gatshëm për t’u anëtarësuar në BE një shtet ku fryma e ndryshimit të hyjë në të gjitha venat dhe një forcë qeverisëse të përkushtuar ndaj kapitalit të shoqërisë. Për ne asgjë nga këto që u tha, nuk mund të jetë mjaft. Ne do ta rrisim turizmin, do të bëhemi eksportues neto të energjisë, të gjitha këto nuk do ta bëjnë Shqipërinë një vend të gatshëm për anëtarësim në BE, nëse ne nuk do të kemi një drejtësi europiane dhe mirëqeverisje europiane. Nëse nuk do të guxojmë të thyejmë kornizën e progresit gradual nuk do të ketë ndryshime.
Gatishmëria e Shqipërisë për anëtarësim të plotë, fuqia modernizuese dhe rritja e kapitalit njerëzor janë sot, pazgjidhshmërisht të lidhura me këtë parti. Cdokush që ka një detyrë nga kjo parti, duhet t’i vërë gishtin kokës vet dhe t’ja kujtojë mirë këtë fakt absolut që nëse PS, ndalon, ulet, vetëkënaqet dhe nuk synon më lart, garancitë mungojnë dhe progresi vihet në diskutim serioz. Në një kohë kur çdo ditë që dikush ndalon distanca me të tjerët që vrapojnë bëhet shumë herë më e madhe. Ne do të shkojmë në Bruksel javën e ardhshme, dhe për të gjitha rezultatet e nënvizuara qartë në raportin e progresit, për të përshëndetur rezultatet.