ERDHI DITA/ Hiqen vizat për pasaportat e zakonshme dhe diplomatike me këto dy shtete

ERDHI DITA/ Hiqen vizat për pasaportat e zakonshme dhe diplomatike me

Këshilli i Ministrave miratoi sot në parim marrëveshjen me Nikaraguan, për përjashtimin e vizave për pasaportat e zakonshme, diplomatike dhe të shërbimit.

Po ashtu në mbledhjen e sotme u miratua në parim edhe marrëveshja me Kirgizstanin, për përjashtimin e kërkesave për vizë për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit.

Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza në 99 shtete, kjo falë bisedimeve të pandërprera dhe nënshkrimit të marrëveshjeve me disa shtete, së fundmi edhe me Tajlandën.

Vendimet:

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 11 shtator 2024:

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET

KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË NIKARAGUAS, PËR PËRJASHTIMIN E VIZAVE PËR PASAPORTAT E ZAKONSHME, DIPLOMATIKE DHE TË SHËRBIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Nikaraguas, për përjashtimin e vizave për pasaportat e zakonshme, diplomatike dhe të shërbimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KABINETIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË KIRGIZSTANIT, PËR PËRJASHTIMIN E KËRKESAVE PËR VIZË PËR MBAJTËSIT E PASAPORTAVE DIPLOMATIKE DHE TË SHËRBIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kabinetit të Ministrave të Republikës së Kirgizstanit, për përjashtimin e kërkesave për vizë për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

EMISIONET