Punimet në aksin Maliq-Lozhan, Rama: Investim me rëndësi, nxjerr në pah edhe resurset turistike të zonës
Vijon puna në aksin rrugor Maliq-Lozhan.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje në rrjete sociale nga punimet ndërsa e cilëson si një tjetër investim të rëndësishëm, që përveçse lehtëson qarkullimin e automjeteve, do të nxjerrë në pah edhe resurset turistike të zonës së Korçës.
“Vijon puna në aksin Maliq-Lozhan, një tjetër investim me rëndësi që përveç lehtësimit të qarkullimit të automjeteve do të lidhë edhe fshatrat e zonës së Korçës me qendrat urbane, duke nxjerrë në pah edhe resurset turistike të zonës”, ka shkruar kryeministri krahas videos në Facebook.