PS nuk lëviz nga Saranda, fiton thellë kandidati Çaçi. Në fund të numërimit shtrëngon duart me kundërshtarin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2023, 10:52
Ka përfunduar numërimi edhe në bashkinë e Sarandës ku socialistët kanë siguruar fitoren e katërt radhazi.
Oltion Çaçi i Partisë Socialiste ka fituar me një diferencë të ndjeshme ndaj kandidatit të Bashkë Fitojmë, Ardit Çikuli.
Në këtë bashki garonin edhe Gjergji Mërkuri si i pavarur dhe Skënder Muço nga PD zyrtare.
Në përfundim të procesit të numërimit, Çaçi dhe Çikuli shtrënguan duart në një gjest qytetarie.
Sarandë
Oltion Çaçi PS- 7909 vota
Ardit Çikuli BF- 5017 vota
Gjergji Mërkuri KP- 1480 vota
Skënder Muço PD- 669 vota