PS "me dorë të hekurt", përjashton për 40 ditë nga Kuvendi Edi Palokën, ndërsa 20 ditë Petrit Dodën

Pas kërkesës së paraqitur Sekretariatit të Etikës nga Partia Socialiste, për marrjen e masave disiplinore ndaj deputetëve të Partisë Demokratike, Palokës dhe Dodës, Sekretariati erdhi në një vendim.

Ndaj Edi Palokës dhe Petrit Dodës, është marrë masa disiplinore për përjashtimin e tyre nga seancat parlamentare.

Edi Paloka është përjashtuar për një periudhë prej 40 ditësh, ndërsa Petrit Doda është përjashtuar për 20 ditë.

Vendimi për Palokën erdhi pasi ky i fundit dogji rreguloren e Kuvendit dhe e hodhi drejt Lindita Nikollës, ndërsa Doda iu drejtua ashpër Enkelejd Alibeajt.

EMISIONET