Provokimi i Aleksandër Vulin/ Kikia: Naivitet në kufinjtë e çmendurisë të politikës serbe

Analisti, Mentor Kikia në një intervistë në Ora News u shpreh se deklaratat e Vulin se vetëm Serbia mund të ndalë krijimin e Shqipërisë së Madhe është naivitet në kufinjtë e çmendurisë.

Kikia: Ky është naivitet në kufinjtë e çmendurisë të politikës serbe sepse ndërkohë që flitet për Shqipërinë e Madhe këtu vetë janë shqiptarët të parët që nuk janë duke punuar për Shqipërinë e Madhe.

Frika apo fobia që i ka prekur serbër me kohë pra që nga shkëputja e Kosovës prej ndikimit serb vazhdon dhe është shndërruar në një lloj parrulle dhe është një retorikë e përhershme politike.

Shqipëria e Madhe që nënkupton bashkimin e Shqipërisë me Kosovën mundësisht troje të tjera shqiptare në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi e kështu me rradhë.

Por e gjitha nuk ka asnjë lloj baze pasi së paku në Tiranë dhe në Prishtinë nuk ka ende forca politike që të predikojnë një lloj nacionalizmi që të mund të trembë fqinjët sllavë të Shqipërisë.

EMISIONET