Protesta dhe mosbindja civile, Lita: Mos është lajm për të zhvendosur lajmin e fjalimit të Argita Malltezit në Kuvendin e PD-së?
Gazetari, Lavdrim Lita ishte i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News ku u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend ku Berisha paralajmëroi protesta nga ana e opozitës. Lita u shpreh se protestat dhe mosbindja civile mund të jenë një lajm për t’ju mbivendosur lajmit të fjalimit të Argita Malltezit në Kuvendin e PD.
‘’A mos është kjo një lajm për tju mbivendosur lajmit sensacional që prodhoi Kuvendi me fjalimin e Argita Malltezi Berisha, pra rikthimi i Berishës foli vajza foli babi dhe për të zhvendosur këtë lajm?
A mos është kjo mosbindja civile njësoj si revolucioet që kemi paraë para zgjedhjeve lokale. Dash Sula ka votuar pro komisionit hetimor të Tabakut.
Kolegët në PD të Dash Sulës votuan kundër duke bashkuar votat me Edi Ramën. Nuk janë komisonet hetimore strumbullari i asaj krize në parlament’’, tha ndër të tjera Lita.