“Protagonizëm bosh” Kryemadhi me dosje në dorë: Opozita të mos shfokusohet nga inceneratorët
Përmes një statusi në Facebook, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika kryemadhi shkruan se nuk duhet shfokusim nga çështje e inceneratorëve.
Ajo shton se opozita duhet të vijë me dije, vizion dhe propozime konkrete, që ngjallin shpresë dhe besim për popullin shqiptar, jo me filmat e vjetër.
Kryemadhi: Shfokusimi nga INCENERATORËT që unë kam kallëzuar me përgjegjësinë e firmës time dhe protagonizmi BOSH janë sot shërbimi më i mirë që mund ti bësh Edi Ramës, Erion Veliaj & Bandës së tyre. Denoncimi me fakte, prova dhe firmë konkrete kundër bandës në qeveri dhe bashki; këto janë tema kryesore që mendoj se duhet të udhëheqin aksionin opozitar.
Gjithashtu, unë besoj se shqiptarët presin nga Opozita ide, vizion dhe propozime konkrete, që ngjallin shpresë dhe besim për popullin shqiptar. Se si do të rrisim mirëqenien dhe sigurinë e tyre. Filmat e vjetër me të njëjtin përfundim janë pa interes për shumicën e shqiptarëve.