"Pro Jetës!" Luçiano Boçi e kthen shtabin elektoral në qendër dhurimi gjaku

Dhurimi i gjakut në ndihmë të fëmijëve talasemike është nisma e radhës e kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë për Bashkinë e Elbasanit. Luçiano Boçi u bëri thirrje qytetarëve ti bashkohen lëvizjeve pro jetës.

Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë për bashkinë e Elbasanit e ktheu të martën shtabin elektoral në një hapësirë dedikuar dhurimit të gjakut.

Pjesë e stafit mjekësor ishte Dr. Ilir Alimehmeti, i pari në listën e kandidatëve të koalicionit Bashkë Fitojmë për këshillin bashkiak të Tiranës.

Luçiano Boçi u shpreh optimist për përgjigjen e lartë të qytetarëve për atë që e quan lëvizje pro jetës.

Përmes drejtimit të Kryqit të Kuq mbëshetësit e fushatës së Luçiano Boçit dhuruan gjak i cili do të shkojë për fëmijët talasemikë.

zgjedhjet e 14 majit fushata zgjedhore dhurim gjaku

EMISIONET