Primaret/ Deputetja e PD: Do të jem pjesë e garës, tregon demokracinë e vërtetë

Primaret/ Deputetja e PD: Do të jem pjesë e garës, tregon

Ligjvënësja demokrate Greta Bardeli do të jetë pjesë e garës së Primareve, më 1 mars.

Vendimin e ka marrë vetë Bardeli, përmes një mesazhi video të shpërndarë në rrjetet sociale.

Që prej 1996-ës, kur është bërë pjesë e strukturave të PD, Bardeli tha se do të jetë pjesë e garës, përtej ditëve të vështira dhe të mira që ka kaluar kjo forcë politike, ndërsa garantoi se do të jetë gjithmonë pranë dhe në shërbimin e qytetarëve që e kanë votëbesuar.

Deputetja e PD, Greta Bardeli e cilëson procesin e Primarve, pjesë të një demokracie të vërtetë.

"Do të jem pjesë e garës së primarEve. Premtimet në angazhimin tim në PD kanë nisur që më ‘96 e deri më sot, në ditë të vështira e të mira.

Gara është pjesë e një demokracie të vërtetë. Përherë në shërbimin tuaj", thuhet në mesazhin e shpërndarë nga deputetja demokrate.

EMISIONET