Presidenti i PSG-së: Kemi trajnerin më të mirë në botë

Presidenti i PSG-së: Kemi trajnerin më të mirë në

Nasser Al-Khelaifi, president i Paris Saint-Germain, ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për Luis Enrique-n pas kritikave të fundit që trajneri ka marrë për rezultatet e skuadrës pariziene.

PSG u rikthye dje te fitorja në Ligën e Kampionëve kundër Salzburgut falë golave të Gonçalo Ramos, Nuno Mendes dhe Désire Doué. Ai deklaroi:

"Luis Enrique do të qëndrojë me ne. Jemi duke ndërtuar një projekt afatgjatë me të, ai e di këtë.

Është një trajner i shkëlqyer, madje... Kemi trajnerin më të mirë në botë."

Me këto fjalë, ai konfirmoi besimin e plotë te trajneri spanjoll, i cili ka një kontratë me PSG deri në vitin 2027.

Presidenti i PSG-së theksoi rëndësinë e fitores:

"Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, vendimtare.

Fitorja është thelbësore për të vazhduar në Ligën e Kampionëve. Luajtëm mirë, shënuam dhe kjo do të na japë shumë besim për të ardhmen.

Kjo ndeshje jep shpresë për të gjithë: në futboll, nëse nuk shënon, është e vështirë, por unë gjithmonë kam pasur besim.

Dy ndeshjet e fundit (kundër Manchester City dhe Stuttgart) do të jenë dy finale; këtë e dinë të gjithë."

EMISIONET