VIDEO/ "Politikisht autik", Rama me komentuesit: Nuk ishte për fyerje! Kërkova falje kur kuptova se mund të kem lënduar
Kryeministri Edi Rama ka nisur bashkëbisedimin live në rubrikën “Sy m’sy”, ku po iu përgjigjet pyetjeve të ndjekësve.
Rama ka reaguar ndaj akuzave dhe kritikave që i janë adresuar në lidhje me gjuhën e përdorur së fundmi, duke i cilësuar ato si të pabazuara dhe shpeshherë të nxitura nga qëllime keqdashëse.
Ai foli për një klimë dëshpërimi në diskursin publik dhe për keqkuptime të qëllimshme mbi gjuhën që përdor në deklaratat e tij.
Rama theksoi se është i vetmi lider politik në Shqipëri që ka kërkuar ndjesë publike për një shprehje të papërshtatshme dhe hodhi poshtë akuzat për jetesë luksoze e korrupsion, duke i quajtur “dokrra pa prova”.
“Jemi në kushtet kur ka dëshpërim të madh në anën tjetër, që reflektohet edhe në pasaqyrat e kënetes mediatike sepse në këtë vend ku ka shumë ankesa dhe pretendime se jetohet në një auokraci, faktikisht nuk lihet gjë pa thënë për mua, qeverinë dhe PS. Madje edhe për vetë popullin. Së fundmi në këto pasqyra konsiderohet i sëmurë.
Në të gjitha aspektet ka progress, në të gjitha zonat e vensdit, në të gjithë sektorët. Patjetër që ka ende shumë për të bërë prandaj kërkojmë mandatin e 4. Në këtë dëshpërim të madh ka element të tjerë. Një është se flitet për gjuhën time, që paskam thënë dhe bërë gjëra që askush nuk i bën. Cilat janë këto?
Unë akoma nuk e kuptoj se në cilën nga gjërat që kam thënë kam bërë gjëseni tjetër përvecse kam komunikuar hapur me poublikun. Ka vetëm një gjë për të cilën kam kërkuar ndjesë, por ka qenë gabim pa dashje. Autizmi politik është një term i përdorur në literaturën politike dhe akademike.
Nuk është diçka e krijuar për të fyer apo lënduar askënd, por me shumë të drejtë, u desh të gaboja që ta mësoja, prej disa kohësh konsiderohet i papërshtatshëm. Doli prekt padashje duke folur, dhe i gjendur në kushtet kur ndjeva se mund të kem lënduar prindër të fëmijëve autikë, kërkova ndjesë.
Patjetër që nuk është hera e parë që gaboj. Kam bërë edhe në ndonjë rast tjetër atë që duhet të bëjë dikush që gabon, të kërkoj ndjesë. Ma gjeni dot një tjetër udhëheqës politik shqiptar që ka kërkyuar ndjesë”, tha Rama.
Ai ironizoi komentet për stilin e fushatës së Partisë Socialiste dhe rikujtoi se “timonin” e pushtetit e përdori për të çuar përpara reforma të thella, si ajo në drejtësi. Sipas tij, pa një qeverisje të qëndrueshme dhe vendosmëri politike, reforma nuk do të ishte realizuar.
Ndër të tjera, Rama hodhi poshtë akuzat për përfshirje të zyrtarëve të PS-së në probleme me drejtësinë, duke theksuar se ata nuk janë pjesë e kabinetit aktual dhe se vetë qeveria mbështet drejtësinë pa ndërhyrje politike.
Ai kritikoi gjithashtu përbuzjen ndaj kulturës popullore, duke mohuar që PS të bëjë fushatë me “tallava”, siç pretendohet.
“Thonë Rama bën fushatë me timon, tepsi, e tani me pasaportat. Reformën në drejtësi e bëri timoni sepse nëse nuk do të ishim forca e vetme në qeveri me vendosmëri nuk do të bëhej, sepse palët e tjera nuk e duan atë që po ndodh me drejtësinë.
Thonë pastaj gjysma e qeverisë është në burg. Kjo nuk është e vërtetë. Pastaj ata që kanë probleme me drejtësinë janë anëtarë kabinetesh të mandateve të mëparshme, rëndësi ka fakti që ne jemi në mbështetje të procesit, nuk i vëmë pushtetin politik si karrocën para kalit drejtësisë.
Thonë fushata e PS është tallava e tallje. Si është e mundur? Këta nuk dinë çfarë është tallavaja, janë përbuzës të kulturës shqiptare”, tha ai.