“Po i zbërthejnë brinjët Erion Veliajt”, Abilekaj debaton me Mërtirin për aksionin e SPAK-ut
Analistët Ergys Mërtiri dhe Enton Abilekaj debatuan në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për kontrollin e agjentëve të BKH-së në banesën e kryebashkiakut dhe në zyrën e bashkëshortes.
Ndërsa Mërtiri e quajti të mrekullueshme, Abilekaj tha se hetimi pasuror pa nxjerrë konkluzionë për hetimet e aferave është në një mënyrë që të mos hetosh.
Pjesë nga debati
Ergys Mërtiri: Unë besoj se këta po i zbërthejnë brinjët Erion Veliajt. Kanë dhënë urdhër për t’i marrë telefonin.
Enton Abilekaj: Kutj ia morën?
Ergys Mërtiri: Kanë urdhërin.
Enton Abilekaj: Nuk ia morën Veliajt, ia morën bashkëshortes.
Ergys Mërtiri: Aq më keq se përdorin telefonat e të afërmve për të bërë manipulime, siç ia kanë bërë Ilir Metës, e të tjerëve.
E dyta këta po i bëjnë hetim pasuror, pra po i gërmojnë edhe xhepat Erion Veliajt, si të tjerëve, që do t’i gërmojnë ku i kanë e ku s’i kanë pasuritë, pra që hetimi, ka shkaur deri në detaje, deri në imtësi. Nga ana tjetër po hetohen edhe famuiljarët dhe nuk po hetohen për një çështje të Veliajt, por po e bëjnë hetim të kompletuar. Kështu që për mua, ajo që po bën SPAK-u është e mrekullueshme se nuk është kollaj të hetosh një person që është një prej personave më të afërt të Edi Ramës, më të rëndësishëm të PS-së që ka rrjet ushtarësh politikë në nivele të larta drejtuese dhe që deri dje ka qenë parë si pasardhësi i zotit Rama. Bëhet fjalë për nivel shumë të lartë politik. Ndaj them se SPAK po bën një gjë shumë të rëndësishme.
Enton Abilekaj: Nuk jam dakord me këtë.
Ergys Mërtiri: Po ti thua se imazhi i Veliajt është rrëzuar përtokë. Kush e rrëzoi? E rrëzoi SPAK-u, se pa SPAK-un Veliaj do të ishte pasardhësi.
Enton Abilekaj: Nëse shikojmë hetimin pasuror, ai vjen pasi ne kemi hetuar një çështje dhe na ka dalë..
Ergys Mërtiri: Janë pesë çështje. Ata e shohin që është fajtor.
Enton Abilekaj: Që të shkojmë të hetimi pasuror do të thotë që te inceneratorët ky njeriu ka marrë para, te 5D ka marrë para, te Eco Tirana ka marrë para, te Ndragheta ka marrë para, atëherë hajde t’i gjejmë pasuritë dhe t’i bëjmë hetimin pasuror. Por kur ti nuk ke asnjë konkluzion për asnjë çështje dhe shkon te hetimi pasuror unë dyshoj që e bën të mos hetosh. Inceneratori i Tiranës është pezull.
Ergys Mërtiri: Thua ti që janë pezull, ata janë në punë.