“Plasi në Kuçovë!” Maliqi i entuziazmuar nga mitingu i djeshëm: S’keni parë gjë akoma! Uragani i fitores nuk ndalet!
Pak orë nga mbajtja e mitingut të koalicionit opozitar në Kuccovë, kandidati i ASHM-së për deputet, Lefter Maliqi ka publikuar në rrjetet foto-albumin e këtij aktiviteti.
Bashkëngjitur Maliqi thotë se mitingu i djeshëm ishte një tërmet për mazhorancën, ndërsa thotë se uragani iu fitores nuk ndalet.
REAGIMI I LEFTER MALIQIT
Plasi në Kuçovë! Tërmet për Rilindjen, miting super madhështor, festiv, me Liderin doktor Sali Berisha.
Fitorja në Kuçovë dhe Qarkun Berat, do jetë surprizë, 4:3 për PD dhe “Aleancën për Shqipërinë Madhështore”!
S’keni parë gjë akoma! Uragani i fitores nuk ndalet! Së shpejti mitingu përmbyllës surprizues në Berat! Mirënjohje!
Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur dje gjatë mitingut në Kuçovë se kryeministri Edi Rama, sipas tij, ka dy ditë që është tmerruar pasi PD ka nënshkruar një kontratë lobimi me një avokat të Presidentit të SHBA, Donald Trump.