PL në Kosovë për 110 vjetorin e pavarësisë, Nesho: Simbolikë, në Vlorë kishte më shumë politikanë e badigard se popull
PL zgjodhi Kosovën për të kremtuar 110 vjetorin e pavarësisë, ndërsa shtetasit kosovar erdhën në Shqipëri ashtu sikur në Vlorë dhe Tiranë.
Diplomati Agim Nesho në një intervistë për Ora Neës me gazetaren Siklajda Shorja tha se PL zgjodhi Kosovën për simbolikën që ka.
Agim Nesho: PL zgjodhi Kosovën për simbolikën që ka. Është pjesa e ndarë e Shqipërisë që nuk është me ne por ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në vendin tonë. Thuhej që në Vlorë kishte më shumë politikanë e badigard se sa popull prandaj vetë kryetari i PL zgjodhi të ishte mes popullit patriot liridashës të Kosovës për ta festuar një gjë të tillë.
Si e gjen kjo pavarësi Shqipërinë?
Agim Nesho: Shqipëria ka ecur përpara por jo atje ku duhet të ishim sidomos 10 vitet e fundit. Demokracia gjithmonë e më shumë po rrezikohet. Shqipëria po rrezikohet nga një klikë në pushtet që është e pangopur me financat, ka mungesë të shtetit ligjor, kapje të institucioneve kryesore të shtetit, është i vështirë ekuilibrimi i pushteteve. Duke shkarë si një vend me kultin e një personi në krye po humbet perspektivën për tu bërë sa më shpejt si Europa.
Ju jeni të ndarë me aleatin tuaj sa i përket festës së çlirimit?
Agim Nesho: Për ne nuk ka rëndësi kjo temë. Ne nuk jemi të ndarë në betejën për Shqipërinë. PL është parti e kauzave të mëdha. Çështjen e diskutimit për datat ne e shikojmë më larg. Jemi një parti që duam ti mbledhim gjithë shqiptarët dhe flamuri ynë është flamur i Shqipërisë së bashkuar.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.