PL mbështet kandidatët e Berishës, Blushi takim me Aliollin: Korça e meriton ndryshimin dhe ai po vjen

PL mbështet kandidatët e Berishës, Blushi takim me Aliollin:

Partia e Lirisë është e vendosur për të vijuar bashkëpunimin me Partinë Demokratike që udhëhiqet nga Sali Berisha, dhe jo me fraksionet paralele të kësaj partie që njihen si grupi i Alibeajt.

Këtë e konfirmon Sekretari i Përgjithshëm i PL-së Tedi Blushi, i cili ka zhvilluar këtë të dielë në Korçë një takim me kandidaten e PD-së për Bashkinë e Korçës në zgjedhjet vendore të 14 majit Ledina Aliolli.

Teksa publikon dhe në foto nga ky takim, Blushi thekson se ky takim kishte si qëllim për t’i shprehur mbështetjen më të fortë të Partisë së Lirisë, si Kryebashkiake e ardhshme e Korçës.

“Një takim shumë i ngrohtë me Prof. Ledina Alolli, për t'i shprehur mbështetjen më të fortë të Partisë së Lirisë, si Kryebashkiake e ardhshme e Korçës.

Profesionalizmi i dëshmuar si Dekane e Fakultetit Ekonomik në Universitetin "Fan Noli", përkushtimi ndaj edukimit cilësor të të rinjve, angazhimi i palodhur, edhe si ish-deputete e PD, për zhvillimin modern të qytetit, si dhe qytetaria e saj janë garanci e padiskutueshme për një Bashki në shërbim të qytetarëve.

Falenderime për drejtuesit e Partisë të Lirisë dhe Partisë Demokratike për frymën e tyre të bashkëpunimit dhe besimit në fitore.

Korça e meriton ndryshimin dhe ai po vjen!”, shprehet Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi.

EMISIONET