Petraq Milo: Nga mosrritja e masës së pensioneve, sot të gjithë pensionistët jetojnë në kushtet e varfërisë absolute...
Deklarata e Sekretarit për Çështjet Ekonomike dhe Financave në Partinë e Lirisë, zoti Petraq Milo
Përshëndetje!
Një nga treguesit që tregon përkeqësimin e masë së pensioneve, është shkalla e zëvendësimit të pensioneve, në raport me pagën minimale, dhe në raport me pagën mesatare të vendit.
Qeveria në vitet në vazhdim i ka dhënë përparësi rritjes relative të pagës minimale dhe pagës mesatare, në raport me masën e pensionit, duke ulur më tej masën e përfitimit të pensionistëve.
Kjo politikë diskriminuese ka zvogëluar në vazhdimësi raportin ndaj pagës minimale dhe pagës mesatare, ndaj pensionit.
Në vitin 2014 masa e pensionit mesatar të pleqërisë në qytet ishte 67 % e pagës minimale, ndërsa në fund të tremujorit të parë të vitit 2024 masa e pensionit mesatar të pleqërisë në qytet, ishte 46% e pagës minimale.
Në vitin 2014 masa e pensionit mesatar të pleqërisë në zonat rurale ishte 34 % e pagës minimale, ndërsa në fund të tremujorit të parë të vitit 2024, masa e pensionit ishte 28% e pagës minimale.
Në fund të vitit 2014 masa e pensionit në zonat urbane, ishte sa 32% e pagës mesatare, ndërsa në fund të tremujorit të parë të vitit 2024 ishte 25% e pagës mesatare.
Në fund të vitit 2014, masa e pensionit në zonat rurale ishte rreth 16% e pagës mesatare, ndërsa në fund të tremujorit të parë të vitit 2024, ishte 15% e pagës mesatare në shkallë vendi.
Nga mosrritja e masës së pensioneve, sot të gjithë pensionistët, në zonat urbane dhe rurale të të gjitha kategorive, jetojnë në kushtet e varfërisë absolute.
Sipas vlerësimit të Bankës Botërore një person me të ardhura në 6.85 $ në ditë, konsiderohet në kushtet e varfërisë absolute.
Një pension mesatar mujor i pleqërisë në zonat urbane në masën 18.341 lekë në muaj është i barabartë me 6.3 $ në ditë.
Një pension mesatar në zonat rurale në masën 11.051 lekë në muaj është i barabartë me 3.8 $ në ditë.
Një pension mesatar mujor i invaliditetit në zonat urbane, në masën 17.270 lekë në muaj është i barabartë me 5.9 $ në ditë.
Një pension mesatar mujor i invaliditetit në zonat rurale, në masën 8677 lekë në muaj është i barabartë me 2.9 $ në ditë.
Një pension mesatar mujor familjar në zonat urbane në masën 8558 lekë në muaj, është i barabartë me 2.9 $ në ditë.
Një pension mesatar mujor familjar në zonat rurale në masën 1884 lekë në muaj është i barabartë me 0.65 $ në ditë.
Pikërisht kjo qeveri i ka lënë në një varfëri të tejskashme dhe absolute të gjithë masën e pensionistëve, dhe të të gjitha kategorive pa përjashtim, në 10 vitet e qeverisjes së saj.
Faleminderit