Përrenjtë përmbytin Lezhën, eksperti: Janë dëmtuar pritat malore dhe shpyllëzuar pyjet
Dëmtimi i përrenjëve malorë dhe shpyllëzimi i pyjeve janë duke sjellë përmbytje të vazhdueshme në Lezhë. Sipas ekspertëve autoritetet nuk kanë marrë masat e duhura pavarësisht sygjerimeve të marra nga studimet serioze. Njohësist e fushës bëjnë thirrje që të ndërhyhet në përrenjë në mënyrë që përmbytjet dhe dëmet të minimizohen.
Përrenjtë malor janë kthyer në kërcënim për Lezhën, duke sjellë përmbytje dhe rrëshqitje dherash.
Dëmtimi i pritave malore dhe shpyllëzimi është shkaku kryesor i kësaj situate, e cila është evidente në kohë dimri, kur dhe itensiteti i reshjeve është më i lartë.
Diçka e tillë bëhet e ditur nga eksperti i Mjedisit Zef Imeraj, sipas të cilit ka një studim të bërë që prej vitit 2005, i cili duhet të merret në konsidetarë nga autoritetet përgjegjësë, pasi ndikon ndjeshëm në minimizimin e përmbytjeve.
"Dëmtimi i veprave hidroenergjitike të ndërtuara vite më parë, duke filluar nga viti 1960 dhe pas vitit 1990, mos aplikimi i asnjë parametri për riparimin e tyre. Ndalimin e mbulesës bimore të këtyre prerjeve, të këtyre banesave, është bërë e mundur që ne të kemi vërshime, erozion dhe prurje të ngurta," tha Zef Imeraj.
Për ekspertin Imeraj ndërhyrja duhet të nisë nga lart poshtë dhe duhet të jetë e menjëhershme, pasi do të ndikonin në uljen e vërshimeve të këtyre përrenjëve për një intensitet rreshjesh deri në 300 milimetra shi.
" Në qoftë se këto do të bëheshin për 15 vjet, ne do ta ulnim deri në 20-30 % mundësin e vërshimeve," tha ai.
Rajoni i Lezhës përshkohet nga 18 përrenj malor dhe përmbytjet e fundit u shkaktuan kryesisht nga vërshimi i tyre, duke sjellë edhe shumë inerte që bllokuan kanalet, duke shtuar sipërfaqet e prekura nga përmbytjet.