“Për opozitën histori e mbyllur” Peka zbulon skenaret e sulmit ndaj Berishës

Drejtori i departamentit të sigurisë së PD, Avenir Peka  thotë se sulmi ndaj Berishës ishte i parapërgatitur.

Madje Peka  në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Beti Njuma shprehet se kishte disa variante të sulmit por synimi ishte që opozita të reagonte dhunshëm.

Sa i përket zbardhjes së çështjes Peka  thotë se “Sa i përket opozitës është e mbyllur si histori”.

Avenir Peka: Një variant i sulmit ishte përgatitur skenari i vrasjes së tij (agresorit). Skenari tjetër ishte që nëse kapej çfarë do të thoshte. Ishte përgatitur skenari që do të thonë që janë vëllezërit mysliman që duan të godasin Berishën. Mënyra si reagoi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë është e turpshme, mënyra se si reaguan drejtuesit e institucioneve e turpshme. Kjo nuk do të hetohet as nga prokurorët tanë, as nga të huajt. Për opozitën është e qartë se çfarë ka ndodhur. Është urdhër i Ramës, është përdorur Ministri i Brendshëm për ta ekzekutuar. Për ne është e zbardhur çështja. Kujt Prokurorie do ti besoj kujt policie asaj që e mbron vetë? Sa i përket opozitës është e mbyllur si histori.

EMISIONET