Pasi dorëzoi mandatin e deputetit, Jurgis Çyrbja paraqitet sërish në SPAK
Një ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit, socialisti Jurgis Çyrbja është paraqitur sërish sot në SPAK.
Ai u paraqitet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme rreth orës 10:00 së bashku me avokaten e tij.
Jurgis Çyrbja dorëzoi dje mandatin e deputetit të PS. Ky vendim erdhi pasi ai u paraqit në SPAK, ku dëshmoi për disa orë në lidhje me një kallëzim të bërë nga Edi Paloka.
Ndërkohë vendin e tij pritet ta zërë Erjon Meka, i cili në zgjedhjet e fundit në vitin 2021 mori 2228 vota.
Socialisti u mor në pyetje nga SPAK, lidhur me një kallëzim të Edi Palokës për abuzim me detyrën gjatë kohës kur ai drejtonte Hipotekën e Durrësit.
Çyrbja largohet nga Kuvendi pak muaj para zgjedhjeve të reja parlamentare të vitit 2025, çka do të thotë se nuk do të jetë në listat e kandidatëve të mazhorancës.