Para në këmbim të votave? Eksponentë të PD bllokojnë dy automjete, ç'ndodhi mbrëmjen e djeshme në Maqellarë

Para në këmbim të votave? Eksponentë të PD

MAQELLARË- Një incident mes disa eksponentëve të partive politike raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Maqellarë.

Eksponentë të koalicionit opozitar "PD-ASHM" kanë bllokuar dy automjete, në njërin prej të cilëve ishte edhe sekretari politik i Klosit dhe dy persona te tjerë.

Demokratët kanë pretenduar se  personat që ishin brenda dy automjeteve po jepnin para në këmbim të votave për Partinë Socialiste.

Raportohet se është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën mes tyre.

Nga kontrolli në një nga automjetet janë gjetur 4 mijë e 500 euro. Në makinën e dytë pronë e një biznesmeni nuk janë gjetur sende te paligjshme.

Kreu politik i "PD-ASHM" për qarkun e Dibrës, deputeti Xhelal Mziu, ka akuzuar kandidatin socialist Agron Malaj, duke u shprehur se makina ishte e tij.

Pas kësaj ka reaguar edhe vetë ish-kryebashkiaku i Matit, i cili tashmë kandidon për deputet nën radhët e PS-së. 

Duke i cilësuar si shpifje deklaratat e Mziut, Malaj shprehet se ai ndodhet në Burrel me shtabin elektoral dhe jo në Maqellarë ku pretendohet se është bllokuar makina nga mbështetësit e PD-së.

Ai thotë se është i hapur për verifikime dhe që makina të kontrollohet./Dosja.al

EMISIONET