Pampuri: Autostrada Tiranë-Durrës, nevojë për investim, jo vetëm arnime
Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri deklaroi sot se autostrada Tiranë-Durrës është kthyer në një nga rrugët më të rrezikshme për shkak të amortizimit të saj.
Në një postim në rrjetet sociale, Pampuri shprehet se kjo rrugë u ndërtua në një kohë kur Shqipëria nuk kishte trafikun që ka sot, ndërsa shtoi se, sot, pas 11 vitesh, nuk përmbush standardet e duhura dhe trafiku është bërë i përditshëm për kalimtarët.
Pampuri gjithashtu thotë se segmenti Tiranë-Durrës-Tiranë, ka nevojë për një autostradë të mirëfilltë, ku secila anë e saj të ketë 4 korsi, mbikalime, dhe mirëmbajtje të vazhdueshme.
“Çdo tentativë për tendera arnimesh është një shërbim më shumë për klientët e qeverisë”, theksoi Pampuri.