Numërohen 10 nga 92 kuti në Kavajë, kandidati i PS në avantazh, ja si ndahet torta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2023, 08:40
Vijon procesi i numërimit edhe në Kavajë, ku nga 92 kuti në total, deri më tani janë numëruar 10 kuti.
Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i koalicionit “BF”, Fisnik Qosja ka marrë deri më tani 1138 vota ose 43,9%.
Sakaq, kandidati i PS Redjan Krali, kryeson me 1452 vota ose 56.1%.