Nuk votuan PS-në më 14 maj/ Rama shkon në Lazarat, takon banorët në Qendrën e përpunimit të bimëve medicinale
Pas zgjedhjeve loakle të 14 majit, kryeministri Edi Rama ka fulluar edhe turin e tij të falenderimeve në të gjithë vendin. Në kuadër të këtij turi, Rama u ndal ditën e sotme edhe në Lazarat.
Kreu i qeverisë është takuar me një grup banorësh në Qendrën e përpunimit të bimëve medicinale të inauguruar dy dite më parë.
Në zgjedhjet e 14 majit, PS fitoi qarkun e Gjirokastrës, edhe pse Lazarati është një zonë e cila nuk e votoi Partinë Socialiste.
Ndërkaq më herët gjatë ditës së sotme, kreu i Qeverisë inspektoi punimet në sheshin "Çerçiz Topulli" në qytetin e Gjirokastrës.
"GJIROKASTËR - Gati parkimi nëntokësor në sheshin e Çerçizit, mbi të cilin ka nisur faza e dytë e projektit, riveshja me gurë e hapësirës së madhe këmbësore, që do t’i japë një frymëmarrje të re të qytetit të Argjiros, ku rrugët gëlojnë nga turistët e jeta ekonomike zhvillohet për të gjithë ata që i bashkëngjiten rrugës së krijimit të shërbimeve cilësore për vizitorët e shumtë", u shpreh Rama telksa publikoi dhe pamje nga inspektimi ku shoqërohej edhe nga Mirela Kumbaro.