"Noc Rroku", kryefjala e fushatës/ “Merr qilimin tim dhe do të marrësh pronat e gjyshit…”, Rama: Këta më kujtojnë Fatos Nanon…
Kryeministri Rama e ka cilësuar fushatën elektorale si periudha e shitjes së qilimave fluturues pasi para zgjedhjeve të gjithë po premtojnë shumë.
Duke iu referuar premtimeve elektorale të koalicionit opozitar, Rama ironizoi duke thënë se ata i kujtojnë një histori me Fatos Nanon dikur.
“Kjo periudhë është periudha e shitjes së qilimave fluturues. Merre qilimin tim dhe pensionin do e kesh 500 euro. Merre qilimin tim dhe pagën do e kesh 1500 euro. Merre qilimin tim se do të marrësh pronat e gjyshit.
Kush ta hajë, ta hajë. Kur s’ke gjë në dorë, mund të premtosh të gjitha se s’ke gjë në dorë. Dhe stë vjen rasti për të thënë nuk i bëre se s’ke gjë në dorë
View this post on Instagram
Këta më kujtojnë një histori me Fatos Nanon kur ishte kryeministër, kur ishim në një vaki dhe dikush aty i kërkoi që pronarëve t’i ktheheshin pronat.
Kur e pyeti Nano se a kishte një ide, ai tha shumë e thjeshtë jepja tokën atij që i takon dhe ndahet kjo punë.
I tha Fatosi se kjo është një ide është shumë e fuqishme, por këtë duhet ta ndash me Sabri Godon se ai s’ka gjë në dorë. Kështu që këta premtojnë të gjitha se s’kanë gjë në dorë”, tha Rama.