Një test gjaku ju tregon se cili organ do të plaket i pari

Një test gjaku ju tregon se cili organ do të plaket i pari

Pothuajse një në pesë të rritur, mbi 50 vjeç dhe në dukje i shëndetshëm, ka një organ që plaket me një ritëm të përshpejtuar në krahasim me të tjerët duke rritur kështu rrezikun e sëmundjeve serioze.

Një test i thjeshtë gjaku tani, mund të mjaftojë për të treguar paraprakisht për cilin organ bëhet fjalë duke drejtuar trajtimin mjekësor edhe para se të sëmuremi.

Zbulimi vjen nga studimi i Universitetit Amerikan të Stanfordit dhe i publikuar në revistën ”Nature”, ku përfshiheshin më shumë se 5 600 persona.

Në vend që thjesht të vlerësonin moshën biologjike të një individi në tërësi, studiuesit shkuan një hap më tej, duke siguruar një moshë për secilin prej 11 organeve dhe indeve kryesore, nga zemra te sistemi imunitar, nga truri te indet e muskujve.

Duke përdorur teknologjitë e disponueshme në treg dhe një algoritëm të krijuar posaçërisht, autorët e studimit, i cili përfshin Hamilton Oh dhe Jarod Rutledge, vlerësuan nivelet e mijëra proteinave në gjakun e vullnetarëve.

Në këtë mënyrë ata gjetën rreth 850 që ishin të lidhura në mënyrë të besueshme me gjendjen shëndetësore të organeve të ndryshme dhe të dallueshme me një analizë gjaku.

Për secilin nga 11 organet, u vlerësua diferenca midis moshës aktuale dhe asaj të treguar nga këta shënues biologjikë, me përjashtim të vetëm të zorrëve, sa më e lartë të jetë diferenca, aq më i madh është rreziku i vdekjes në të ardhmen, me një përqindje që varion nga ndërmjet 15% dhe 50% në varësi të organit të përfshirë.

Për shembull, një zemër ”e vjetër” çon në një shans më të madh për të zhvilluar fibrilacion atrial dhe atak në zemër, ndërsa plakja e përshpejtuar e veshkave ju vë në rrezik për hipertension dhe diabet.

Të jesh në gjendje të marrësh këtë informacion me një analizë të thjeshtë gjaku është shumë inovative.

Edhe pse kostot e këtyre procedurave po bëhen gjithnjë e më të ulëta, çmimet janë ende mjaft të larta, prandaj ne duhet të pyesim veten se kush do të ketë akses në këto analiza.

EMISIONET