Një ditë më parë la mandatin e deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja merret i pandehur në SPAK
Vetëm një ditë, pasi ka dorëzuar mandatin e deputetit të PS në Qarkun e Durrësit dhe dy ditë, pasi u pyet për 5 orë në SPAK, parlamentari Jurgis Çyrbja, është thirur sërisht në prokurorinë e posaçme, për t’ju komunikuar akuza e “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në 4 raste.
Kjo lëvizje juridike është kryer nga prokurori Dritan Prençi, i cili për gati tre vite hetime pretendon se ka konstatuar shkelje ligjore në 4 raste të legalizimit të objekteve pa lejë të ndërtuara në Durrës.
Këto shkelje sipas prokurorit Prençi, janë kryer na ish-drejtori i Hipotekës në Durrës, aktualisht deputeti i PS, Jurgis Çyrbja si dhe disa vartës të tij në hipotekë dhe ALUIZNI-t në Durrës.
Të gjitha këta zyrtarë dhe ish-zyrtarë, tashmë janë marë të pandehur dhe pritet që në ditët në vijim, SPAK të delegojë dosjen kundër tyre në gjykatë për shqyrtim gjyqësor.
Çyrbja është paraqitur sot në SPAK për tu njohur zyrtarisht me komunikimin e akuzës dhe se ndaj tij tashmë të gjitha veprimet që do kryhen në dosjen penale, do kryhen si person ndaj të cilit zhvillohen hetimet.
Ndërkohë ikja e Jurgis Çyrbja nga parlamenti Shqiptar, duke dorëzuar mandatin e deputetit të PS, është konsideruar nga SPAK si një lëvizje juridike-strategjike, me shpresën për ti shpëtuar ndjekjes penale nga Prokuroria e Posaçme.
Nga ana tjetër Çyrbja, ka argumentuar kërkesën për lënien e mandatit të deputetit, si një domosdoshmëri për tu marë me problemet shëndetësore.
Lëizja e deputetit të PS në Durrës, erdhi vetëm pak orë pasi SPAK e thiri për ta pyetur për një kallëzim penal, të bërë në 2021 nga deputeti i PD, Edi Paloka, i cili pretendonte në atë kohë se Çyrbja ka “Shpërdoruar detyrën” me lejet e legalizimeve.
Paloka e akuzonte për shpërdorim detyre, në kohën kur drejtonte Hipotekën e Durrësit, pa e marrë ende mandatin e ligjvënësit.
Në atë kohë drejtuesi politik i qarkut Durrës, Edi Paloka, ka çuar në SPAK deputetin aktual për “shpërdorim detyre”, për firmosjen brenda të njëjtës ditë të dy praktikave legalizimi për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm, duke realizuar kështu mbivendosje prone.
Nga 2021 deri më sot, ky hetim është udhëhequr nga prokurori i SPAK, Dritan Prençi, i cili ditën e djeshme realizoi seancën e parë të pyetjes së deputetit, Çyrbja.
Vetë Çyrbja teksa dha shpjegime për 5 orë me rradhe, kur doli nga SPAK deklaroi se nuk ishte marë i pandehur. Por në të njëjtën kohë nuk vuri në dukje në media se kishte kërkuar dorëheqjen nga mandati i deputetit.
Lajmi për ndërprerjen e mandatit të deputetit, Çyrbja e ka konfirmuar vetëm ditën e djeshme.