Nesho: Samiti i 6 dhjetorit i jep goditjen e fundit projektit antieuropian “Open Balkan”

Diplomati Agim Nesho në një intervistë për Ora Neës me gazetaren Siklajda Shorja foli rreth samitit të BE që do të mbahet në Tiranë më datë 6 dhjetor dhe protestës që do të  mbahet në po të njëjtën ditë.

Në 6 dhjetor mbahet samit i BE dhe vendeve perëndimore çfarë do të thotë për Shqipërinë?

Agim Nesho: Është një samit ku Europa riaktivizon procesin e Berlinit. Jo vetëm Shqipëria por gjithë Ballkani perëndimor duhet të jetë pjesë e BE pasi jemi në një situatë ku Rusia do të vendos zonat e saj të influencës. Është diçka pozitive pasi Europa po mendon që Ballkani të jetë pjesë e saj. Ju jep fund politikave të papërgjegjshme të liderëve autokrat si Vuçiç e Rama me nisma jo europiane. E vinte pozitën e Shqipërisë në pozitën e një vasaliteti të plotë. Samiti i jep goditjen e fundit projektit antieuropian “Open Balkan”.

Me protestën e paralajmëruar a cenohet samiti?

Agim Nesho: Ne jemi në protestë dhe kjo protestë është protestë e radhës pasi ky regjim duhet të iki, ka keqpërdoruar dhe vjedhur fondet e popullit. Ne protestojmë për t’ju bërë vetëdije atyre që mendojnë se Shqipëria ka nevojë për stabilitet. Ne kërkojmë përmes protestave të kthejmë Shqipërinë sa më afër rrugës europiane. Zgjedhjet e lira e protesta do të bëjnë të shkojë deri në fund vullneti i popullit. Protestat janë legjitime, një e drejtë. Krimi dhe mafia zotërojnë politikën shqiptare dhe kjo duhet ndryshuar. Opozita është institucion i nevojshëm.

Policia e ka ndaluar protestën a do të ketë dhunë?

Agim Nesho: Nuk do të jetë protestë e dhunshme, ne nuk kemi bërë protesta të dhunshme dhe pse kjo qeveri ka arritur në një pikë të papranueshme. Ajo që ka rëndësi për ne nuk është dhuna por ringritja e institucioneve demokratike. Liderat e Europës duhet të kuptojnë që ky është një regjim antipopullor dhe nuk ka përkrahjen e popullit. Është një protestë për Shqipërinë për të ardhmen e Shqipërisë, pro Europës dhe kundër këtij regjimi kleptokratik.  


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET