Nesho: Rama si autokrat kërkon të monopolizojë edhe 29 nëntorin, bën si babai i kombit
Përmes një interviste në Ora News, diplomati Agim Nesho u shpreh se protokolli i shtetit është në funksion të qeverisë dhe rilindjes, dhe autokratit Rama.
Nesho: Protokolli i shtetit ehte në funksion të qeverisë dhe rilindjes, dhe autokratit Rama. Ai përpiqet që edhe disa festa kryesore t’i monopolizojë duke bërë si babai i kombit. Opozita ehte tepër e bashkuar dhe na bashkon një çështje shumë e madhe. Këto data tregojnë dy data që lidhen me 2 ngjarje kryesore të vendit tonë.
Nuk kishte arsye pse u pengua Partia e Lirisë që të kryejë homazhe, por ishte çështje protokolli për të spastruar çdo gjë. Kjo nuk ka të bëjë me parimet e demokracisë dhe fjalës së lirë. Duhet parë edhe tranzicioni ynë se sa është dënuar komunizmi në vendin tonë. Diktatura ka pasur përkrahjet e saj.