Nën kontroll nga SPAK-u/ Lidhjet e biznesmenit me Erion Veliajn
SPAK-u prej kohësh po kryen një sërë hetimesh dhe ka vënë nën hetim pasuror kryebashkiakun Erion Veliaj dhe fanmiljarët e tij.
Pak ditë më parë BKH ushtroi kontroll në banesën e Erion Veliajt, bashkëshortes Ajola Xoxa, si dhe vëllait të kryebashkiakut, Arbër Veliaj.
U sekuestruan telefona dhe para. Së fundi ka ushtruar kontroll ndaj biznesmenit Eman Abule, të cilit i janë sekuestruar 50 milionë euro pasuri.
Kujtojmë se kohë më parë në media është publikuar një foto e tij, në aeroportin e Romës, në shoqërinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Sipas asaj që raportohej në media asokohe besohet se fotoja është shkrepur në vitin 2019, dallohet se Veliaj dhe Abule kanë njohje të konsiderueshme.
Po ashtu është raportuar nga mediat se në 26 prill të vitit 2022, një nga kompanitë e tij e quajtur "Ventur" mori leje për ndërtimin e një turbine eolike në Bashkinë Pukë./ CNA