Ndryshime në drejtoritë rajonale të Shkodrës, Hallunaj drejtor në spitalin rajonal

Ndryshime në drejtoritë rajonale të Shkodrës, Hallunaj
Senad Hallunaj

Zyrtarizohen ndryshimet e para në drejtoritë rajonale të Shkodrës. Senad Hallunaj merr detyrën e drejtorit të spitalit rajonal Shkodër ndërsa Besmir Lezha të Drejtorisë së shfrytëzimit të automjeteve.

Ato janë prezantuar përpara stafeve përkatëse duke nisur kështu punën. Ndryshimet në radhët e PS po kryhen pas lëvizjeve politike që pati në këtë forcë në Shkodër ku në radhët e saj u afrua deputeti Agron Çela që më herët ishte krah PL-së.

Në prag të zgjedhjeve vendore të 14 Majit, PS Shkodër ka vendosur të ndryshojë drejtuesit në pjesën më të madhe të drejtorive rajonale, hapa që do të finalizohen në ditët në vijim.

EMISIONET