Ndërhyrjet e huaja në politikë, javën e ardhshme ngrihet komisioni i posaçëm parlamentar

Ndërhyrjet e huaja në politikë, javën e ardhshme ngrihet

Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij sot në Kuvend, u shpreh se brenda seancës së radhës parlamentare, duhet të ngrihet Komisioni i Posaçëm për ndërhyrjet e huaja në proceset demokratike dhe jo vetëm.

Sipas Ballës, komisioni në fjalë duhet të ndjekin modelin e punës së kongresit të SHBA dhe parlamentit europian.

“E kam thënë edhe në seancë e shkuar dhe mendoj se brenda seancës së ardhshme, duhet ta kalojmë në kuvend vendimin për ngritjen e komisionit të posaçëm për ndërhyrjet e huaja në proceset demokratike dhe jo vetëm”, thekson Balla.

“Kuvendi, duhet të ndjeki modelin e Kongresit Amerikan, por edhe Parlamentit Europian për të mbledhur informacion mbi të gjitha financimet e paligjshme ruse, që kanë penetruar në parti të caktuara politike në Shqipëri, apo individë të caktuar. Por edhe për të përmirësuar legjislacionin, për të parandaluar raste të tilla, të financimeve të ndërhyrjeve të huaja, në partitë politike, apo në procese. Qofshin këto financime edhe në media të caktuara”, u shpreh Balla.

Duke kujtuar rastin e dyshimtë të bërë publik në media për Partinë Demokratike,  Balla ngriti dhe një akuzë për Kreun e “Rithemelimit”, Sali Berisha.

“Meqënëse këta që e hetuan brenda Partisë Demokratike, ngritën dhe një komision brenda PD, për të ashtuquajturat financimet ruse, ti udhëheqësi i foltores nxorre ndonjë raport nga këto, apo ishte ti që i solle këto dhe ja ngece Luli”, mbylli fjalën e tij Balla.

Nga opozita, Fatmir Medium, Kreu i Partisë Republikane është shprehur pro kësaj nisme të mazhorancës.

EMISIONET